Mbrojtja e Thaçit kërkon nga trupi gjykues të tregojë se akuza në këtë çështje nuk ka të bëjë me trafikim organesh
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 14 August 2023
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, ka kërkuar nga trupi gjykues që të tregojë se akuza në këtë çështje nuk ka të bëjë me trafikim organesh.
Kjo pasi që sipas tij, janë botuar disa artikuj rus e që janë pasqyruar në mediat evropiane se të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore janë marrë me trafikim të organeve, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas Kehoe, kjo është false dhe se përderisa hetimi për trafikim ka përfunduar, dikush duhet të thotë që aktakuza nuk ka diçka që lidhet me trafikim të organeve.
Ai shtoi se nuk e di nëse rusët po përpiqen të ndikojnë në këtë trup gjykues, duke pretenduar se të akuzuarit janë përfshirë në këtë aktakuzë në trafikim të organeve, ndërsa theksoi se kjo nuk është e vërtetë.
Ndërkaq, çështja e dytë e diskutuar nga ai ishte lidhur me ndikimin në dëshmitarët, duke sqaruar se në disa artikuj është shënuar se Qeveria e Kosovës ka kontaktuar një person shqiptar në Gjermani, sipas të cilit është kërkuar t’i gjejë katër dëshmitarë katolikë që të dëshmojnë kundër Hashim Thaçit.
Sipas Keheo, është e kuptueshme që Zyra e Prokurorit të Specializuar të përdorë ndërmjetës, por kjo sipas tij është ndërhyrje në procesin e drejtësisë.
Këto çështje, i njëjti do i adresojë me shkrim në mënyrë që trupi gjykues të japë udhëzimet e nevojshme.
Seanca është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të 16-të me radhë në këtë çështje, me kodin 03879, dëshmia e të cilit pritet të zgjas 4 deri në 5 ditë.
Pyetjet nga ana e ZPS-së është duke i bërë prokurori Matt Halling, i cili për qëllime identiteti ka kërkuar që seanca të kalohet në sesion privat.
Të tjera
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim të rëndës...
-
Jeta Rafuna: Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 9-të shkurtit, e vendit të ia kthejmë shpresën me Kryeministrin Lumir Abdixhiku
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur n...
-
Biden bëhet për herë të parë stërgjysh
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të mërkurën e mori edhe një titull tjetër të...
-
Skena apokaliptike nga Los Angeles: Shihni pasojat e deritanishme të zjạrreve
Zjarret rrethuan Los Anxhelosin këtë të enjte dhe ndërsa situata doli jas...
-
Kriptovalutat: Cilat janë parashikimet e ekspertëve për vitin 2025?
Të gjithë presin të kuptojnë se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm në tregun...
-
Haradinaj fton diasporën të votojë: Numri fitues është 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
“Pranvera e hershme” – Ambasadori gjerman në Kosovë shijon Prizrenin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e...
-
Ramadani-Maqedoncit: Publikoje letrën që ia keni dërguar KFOR-it
Ish-kryeinspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bu...
-
Maqedonci e konfirmon letrën, Qeveria Kurti e respekton zotimin për mosdërgimin e FSK-së në Veri pa koordinim
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Qeveria e Kosovës ia kishte dërguar KFOR...
-
Ndodh edhe kjo në KEK, Albin Kurti “punëson” një grua për një nga pozitat më të rënda fizike e ku rrezikohet edhe jeta
Si asnjëherë më parë në prag të zgjedhjeve nacionale një numër i madh persona...
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...