Lajme

Mbrojtja e Krasniqit: UÇK ishin grupe vullnetare, u bënë luftëtarë për të mbrojtur fëmijët e gratë nga forcat serbe

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 05 April 2023

Edhe sot po vazhdon seanca e gjykimit ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, ku është duke u deklaruar mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Venkatesëari Alagendra, avokatja e ish-krye parlamentarit të Kosovës, Krasniqit ka folur fillimisht për UÇK-në, duke thënë se ka nevojë të sqarohet që këto ishin grupe vullnetare, dhe se ishin organizuar në fshatra për tu mbrojtur nga forcat serbe, dhe kjo vetëm pasi panë se po iu cenohen të gjitha të drejtat humane, njerëzore.

“Pra siç u përmend edhe dje por dua ta theksoj se UÇK-ja ishin një grup vullnetarësh që u organizuan nëpër fshatra që të mbronin veten dhe familjet e tyre, nuk kishte asnjë lidhje në pjesën e sipërme të hierarkisë apo shtabit të përgjithshëm. Ndërkohë lojaliteti personal dhe familjar i mblodhi pjesëtarët e UÇK-së më shumë se një sistem apo rregulla të kodifikuara. Ata zgjodhën liderët edhe udhëheqësit e tyre dhe këta udhëheqës ishin për gjegjës për luftëtarët dhe nuk kishin përgjegjësi sipër. Këto grupe u bashkuan në momentin kur u konfrontuan me shkelje të rënda të të drejtave njerëzorë dhe forcat serbe.

-Advertisement-

Alagendra ka shtuar se ata që iu bashkuan UÇK-së ishin njerëz pa përvojë ushtarake të cilët nuk mund të rrinin duar kryq dhe të bënin sikur asgjë nuk ishte duke ndodhur.

“Përpjekjet e këtyre vullnetarëve drejtoheshin kundër armikut ushtarak dhe jo kundër popullsisë civile. Deklaratat publike të asaj kohe duhet të konsiderohen duhet të shqyrtohen në këtë kontekst, si përpjekje për të rritur mbështetjen për përpjekjen në luftë kundër forcave serbe dhe për të dhënë shpresë dhe moral për njerëzit. Dua të ndaloj për pak në atë se shumica e këtyre luftëtarëve ishin vullnetarë dhe nuk kishin fare përvojë ushtarake apo trajnim ushtarak. Ata vinin nga të gjitha fushat e jetës, ishin fermerë, mësues, doktorë, juristë. Vinin nga të gjitha partitë politike, ata nuk paguheshin, ata u bënë luftëtareve për të mbrojtur, fëmijët, gratë, burrat e Kosovës. Ata nuk mund të qëndronin pa bërë asgjë dhe të bënin sikur asgjë s’po ndodhë”, ka thënë mbrojtja e Krasniqit./Gazeta Infokus/

NDIQENI LIVE MË POSHTË

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera