Lajme

Mbrojtja e Kosovës e konfirmon fitoren kundër ‘Iute Credit’ në arbitrazh: Do ti kompensohen shpenzimet

Autori: Ermirë Berisha 19:47 | 21 November 2022

Mbrojtja e Kosovës ka konfirmuar fitoren ndaj kompanisë mikrofinanciare “IuteCredit” në arbitrazhin ndërkombëtar, shkruan Gazeta inFokus.

Kompania mikrofinanciare kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhën poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit.

Por, Kosova e ka fituar rastin kundër kësaj kompanie në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbritazhit, ku është konfirmuar se edhe do të kompensohen edhe shpenzimet.

-Advertisement-

“Vendimi i arbitrazhit konfirmon se me revokimin e licensës së të paditurit me qëllim mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe publikut të gjerë kosovar, Banka Qendrore e Kosovës ka vepruar në përputhje me starndartet vendore dhe ndërkombëtare. Tribunali gjithashtu i ka njohur Kosovës të gjitha shpenzimet e arbitrazhit si dhe 20% të shpenzimeve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe “IuteCredit” ishte pjesë e një rrjeti institucionesh që kanë ofruar kredi të shpejta, ku dërguar Kosovën në Arbitrazh në fillim të vitit 2020 pasi BQK-ja ia kishte revokuar licencën në dhjetor të 2019-s./Gazeta inFokus/

Republika-e-Kosoves-Komunikate-per-Media-Nentor-2022_SHQIP-1

Dëshmitë që tregojnë gjithçka se si erdhi deri te mbyllja e “IuteCredit” e “Monego”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera