Sport

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës e vazhdon kontratën me skuadrën e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 31 October 2017

Mbrojtësi i krahut i Kombëtares së Kosovës, Mergim Vojvoda, e ka zgjatur kontratën me ekipin e tij belg, Mouscron, për edhe tri vite tjera.

Royal Excel Mouscron ka njoftuar në faqen e vet zyrtare se klubi ka gjetur gjuhë të përbashkët me Vojvoden për zgjatjen e kontratës, transmeton Express.

“Mergim Vojvoda dhe Mouscron kanë gjetur marrëveshje për zgjatjen e kontratës për edhe tri vite”, thuhet në faqen zyrtare të klubit belg.

-Advertisement-

Po ashtu, Vojvoda është liruar t’i bashkohet kombëtares për ndeshjen miqësore ndaj Letonisë më 14 nëntor në Mitrovicë. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera