Sport

Mbrojtësi i Prishtinës ‘kërcënon’ Gjilanin

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 08 December 2020

Mbrojtësi i djathtë i Prishtinës, Besnik Krasniqi, ka folur para ndeshjes me Gjilanin, që zhvillohet të mërkurën në kuadër të xhiros së 17-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi ka thënë se janë të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht që ti marrin tri pikë nga udhëtimin në Gjilan.

“Konsideroj se jemi të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për përballjen e radhës kundër Gjilanit të cilët janë kundërshtar të fortë, por udhëtojmë me vetëbesim të plotë për t’i marrë tre pikët”, ka thënë Besnik Krasniqi për faqen zyrtare të klubit.

-Advertisement-

Gjilani – Prishtina zhvillohet nesër nga ora 13:00, në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Para kësaj përballje gjilanasit renditen të katërtit me 23 pikë, kurse kryeqytetasit të tretit me 25 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera