Lajme

Mbretëria e Bashkuar sanksionon vajzat e Vladimir Putin, ja kushtëzimet që i vendos

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 08 April 2022

Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur sanksione vajzave të presidentit rus Vladimir Putin, me anë të cilave synon që të shfrenojë mënyrën e tyre luksoze të jetesës.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi se Katerina Vladimirovna Tikhonova dhe Maria Vladimirovna Vorontsova, vajzat e presidentit rus Vladimir Putin , si dhe Yekaterina Sergeyevna Vinokurova, vajza e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve.

“Mbretëria e Bashkuar i ka koordinuar këto sanksione me SHBA-në, në një tjetër shfaqje të unitetit global në veprim kundër pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës. Analiza tregon se Rusia po shkon drejt recesionit më të thellë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Paketa jonë e paprecedentë e sanksioneve po godet elitën dhe familjet e tyre, ndërsa po degradon ekonominë ruse në një shkallë që Rusia nuk e ka parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik”, thuhet në deklaratë.

-Advertisement-

Këto sanksione vijnë disa ditë pasi edhe SHBA-ja i vendosi kushtëzime vajzave të presidentit rus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera