Lajme

Mbretëresha Elizabeth II në paraqitjen e parë pas rekomandimeve nga mjekët për pushim

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 26 October 2021

Mbretëresha Elizabeth II rifilloi punën të martën, me angazhimet virtuale të kryera nga Kështjella Windsor.

Ishte angazhimi i parë zyrtar i Mbretëreshës në një javë që kur u urdhërua të merrte pushim nga ekipi i saj mjekësor.

Mbretëresha mbajti një audiencë virtuale me ambasadorin nga Republika e Koresë Gunn Kim, diplomatin korean Hee Jung Lee dhe ambasadorin nga Konfederata Zvicerane, Markus Leitner, së bashku me gruan e tij Nicole Leitner.

-Advertisement-

Buckingham Palace tha se monarkja britanike 95 vjeçare shkoi në spitalin privat King Edëard VII në Londër të mërkurën javën e kaluar për “kontrolle paraprake”, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Ajo u kthye në shtëpinë e saj në Kështjellën Windsor në kohën e drekës të enjten dhe u kuptua se do të kthehej në tryezën e saj pasdite, duke kryer detyra të lehta.

Mbretëresha iu nënshtrua testeve pasi anuloi një udhëtim të planifikuar për të shënuar 100 vjetorin e krijimit të Irlandës së Veriut dhe pallati tha se ajo kishte pranuar “me ngurrim” këshillat mjekësore për të pushuar për disa ditë.

Çështja nuk kishte lidhje me COVID-19.

Mbretëresha do të marrë pjesë në një sërë angazhimesh javën e ardhshme në Skoci, si pjesë e konferencës për klimën COP26.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera