Rozë

Mbret i toplistës së “Forbes”

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 03 March 2018

Ai gjatë vitit të fundit ka arritur pasurinë prej 900 milionë dollarëve, çka është për 90 milionë dollarë më shumë se një vit më herët

Çdo vit revista e njohur “Forbes” përpilon listën e reperëve më të pasur në botë, ndërsa këtë vit ka ndryshim në kreun e kësaj liste. Në të vërtetë, reperi i famshëm dhe njëherësh bashkëshorti i këngëtares Beyonce Knowles, Jay Z-i, ka arritur ta rrëzojë nga froni rivalin e tij kryesor Sean “Diddy” Combs, duke u bërë ylli i hip-hopit me pasurinë më të madhe në botë. Ai gjatë vitit të fundit ka arritur pasurinë prej 900 milionë dollarëve, çka është për 90 milionë dollarë më shumë se një vit më herët.

Që prejse në vitin 2011 revista “Forbes” ka filluar të përcjellë pasurinë e reperëve, Diddy ishte i pamposhtur, ku pasuria e tij gjatë vitit 2017 ishte 825 milionë dollarë, çka nënkupton se pasuria e tij ishte rritur për vetëm 5 milionë dollarë në krahasim me vitin paraprak.

-Advertisement-

Nuk është e sigurt nëse Jay Z-i do të qëndrojë gjatë në krye të kësaj liste, sepse gjatë kësaj vere reperi i tretë më i pasur në botë, Dr.Dre, pasuria e të cilit llogaritet në 770 milionë dollarë, do të marrë shuma milionëshe nga kompania “Apple”. Kjo kompani ka marrë kompaninë e reperit “Beats” për kufjet dhe për zmadhuesit e zërit për produktet e saj. Në top-pesëshen e kësaj liste janë edhe Drake dhe Eminem, ku secili peshon nga 100 milionë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera