Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës “pushtohet” nga artistet shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 10 November 2022
Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, “MTV Europe Music Awards 2022” do të mbahet të dielën. Mesa duket në këtë mbrëmje çmimesh pritet të bëjnë histori shqiptarët.
Kjo për shkak se që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë artistë me origjinë shqiptare.
Prej kohësh është thënë se Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë prezantues të eventit. Por jo vetëm kaq, pasi dy artistet e tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë hitet e tyre më të fundit.
Rexha dhe Max janë nominuar gjithashtu edhe për çmimin “bashkëpunimi më i mirë”. Në garën për të marrë këtë çmim iu është bashkuar edhe ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Bebe është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”.
Ndërsa sa i përket Ava-s, ajo është nominuar për bashkëpunimin me DJ Tiwsto, “The Motto”, nga ana tjetër Dua për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion.
Kjo është hera e parë që tre shqiptare garojnë për të njëjtin çmim. Të nominuar për këtë çmim janë edhe shumë artistë të tjerë me famë botërore.
Kujtojmë se në një intervistë që dha pak kohë më parë, Ava Max foli për artistet e tjera shqiptare që kanë korrur sukses në tregun ndërkombëtar, duke thënë:
“Ato janë të gjitha kaq të talentuara por unë mund të flas vetëm për veten time. Duke parë prindërit e mi duke luftuar më bëri të mendoj, “si e bënë prindërit e mi?” Nuk kam marrë kurrë jo për një përgjigje. Kjo është e vetmja zgjedhje. Nuk kisha një plan B”.
Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës
Gjithashtu sjellim në vëmendje se raporti i Rita Orës me Dua Lipën është përfolur gjatë në mediat botërore. Fillimisht ishte një intervistë e këngëtares Bebe Rexha që nxiti dyshimet që raportet mes Duas dhe Ritës nuk janë të mira.
Deri më tani ajo që aludohet si shkaku i zënkës është mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur ajo ishte në fillim të karrierës. Si duket Dua nuk ka mundur ta falë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...