Sport

Mbrëmja e Ballkanit, kampionët për suksesin e radhës në “Fadil Vokrri”

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 26 October 2023

Ballkani është gati për takimin e radhës europian. Kampionët e Kosovës, pjesë e grupit C në Conference League, sfidojnë kazakët e Astanës në “Fadil Vokrri”, duel që nis në orën 18:45. Dhe që do të transmetohet live në SuperSport 2.

Skuadra e Ilir Dajës vjen me moral të lartë. Suksesi 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit, skuadrës më të fortë në grup, ka ndikuar që te Ballkani të besojnë tek kualifikimi.

Përballë është Astana, skuadra që ka dominuar futbollin karak në vitet e fundit. Duke fituar 7 herë titullin kampion prej vitit 2014.

-Advertisement-

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. Astana ka mbi 90 takime në Europë. Ka marrë pjesë edhe në grupet e Champions League.

Një ndeshje shumë e vështirë, por nuk do të ndryshojmë asgjë nga ato që kemi bërë deri sot”, u shpreh tekniku Daja në lidhje me kundërshtarët.

Ballkani po luan për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League. Skuadra nga Theranda ka krijuar eksperiencë dhe sonte është gati t’u dhurojë tifozëve shqiptarë emocionet dhe suksesin e radhës.

“Fadil Vokrri” pritet të jetë i zjarrtë si gjithmonë në mbështetje të Ballkanit, që stadiumin e kryeqytetit e ka kthyer në një “fortesë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera