Lajme

Mblidhja mes dy kuvendeve, Kusari-Lila : Pamja më e bukur në botë

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 27 November 2022

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila mbajti fjalimin e saj në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë,

Ajo u shpreh se deputetët e të dyja kuvendeve, krijonin një pamje, siç tha ajo ‘impozante’.

Kusari-Lila tha se ajo ishte “pamja më e bukur në botë”.

-Advertisement-

“Një pamje impozante, pamja më e bukur në botë. Kolegët e mi deri më tani nuk treguan peshën e emocionit të ndjejmë ne nga Kosova që kemi ardhur për të mbajtur fjalim nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera