Ekonomi

Mblidhet Qeveria, miraton rritjen e pensioneve – sa janë e sa do të bëhen tash e tutje?

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 11 October 2024

Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e shumës së përfitimit të skemave Pensionale të financuara nga shteti duke filluar nga muaji tetor, në mbledhjen e mbajtur sot në formë elektronike.

Rrita e shumës do të bëhet për pensionet bazike-sociale, pensionin kontributdhënës, skemën e fëmijëve me aftësi të kufizuara, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat parapelgjikë dhe tetraplegjikë, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për Trepçën.

Si do të ndryshojnë këto pensione pas rritjes?

-Advertisement-

1.1. Pensionet bazike – sociale, nga shuma aktuale prej njëqind euro (100.00€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120.00€).

1.2. Pensioni kontributdhënës I – nga shuma aktuale prej njëqind e tetëdhjetë e dy euro (182.00€) në shumën prej dyqind e tetëmbëdhjetë euro e dyzetë cent (218.40€).

1.3. Pensioni kontributdhënës II – nga shuma aktuale prej njëqind e nëntëdhjetë e tetë euro (198.00€) në shumën prej dyqind e tridhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë cent (237.60€).

1.4. Pensioni kontributdhënës III – nga shuma aktuale prej dyqind e katërmbëdhjetë euro (214.00€) në shumën prej dyqind e pesëdhjetë e gjashtë euro e tetëdhjetë cent (256.80€).

1.5. Pensioni kontributdhënës IV – nga shuma aktuale prej dyqind e gjashtëdhjetë e pesë euro (265€) në shumën prej treqind e tetëmbëdhjetë euro (318€).

1.6. Skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18 – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).

1.7. Pensionet e aftësisë së kufizuar – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).

1.8. Pensioni për personat e verbër I – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë plus njëqind e njëzetë e pesë euro (125+125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€).

1.9. Pensioni për personat e verbër II – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë euro (125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€).

1.10. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë I – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë plus njëqind e tetëdhjetë euro (180+180€).

1.11. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë II – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë euro (180€).

1.12. Pensioni familjar – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€);

1.13. Pensioni invalidor i punës – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).

1.14. Pensioni i parakohshëm për Trepçën – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e gjashtë euro (126€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë e një euro e njëzetë cent (151.20€).

Vendimet e tjera të kësaj mbledhje

Në këtë mbledhje janë emëruar edhe dy Komisione Ad hoc. Njëri për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, e tjetri për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në këtë përbërje:

Janë ndarë edhe 200 mijë euro  për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera