Mblidhet Kuvendi, në rend dite zgjedhja e guvernatorit të BQK-së
Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 13 July 2023
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare. Në rend dite është edhe zgjedhja e guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë, votimi në Parim i Projektligjit për tekstet shkollore, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për procedurën përmbarimore, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zhvillim rajonal të balancuar, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh, shqyrtimi i parë i Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Fondin sovran të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i Raportit me rekomandim për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ndërmjetësim dhe shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit dhe të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, raporton RTKlive.
Po ashtu sot do të bëhet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media, emërimi i kryesuesit dhe i një (1) anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit për Kërkesa Pronësore në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, emërimi i kryesuesit dhe i anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe shqyrtimi i Propozim -Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkarkimin e znj. Kimete Gashi nga pozita e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Të tjera
-
KQZ-ja me njoftim për regjistrim online të votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar ...
-
Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi
Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e kon...
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...