Lajme

Mblidhet Kryesia e LDK-së, kjo është tema e diskutimit

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 13 September 2021

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot, ndërkaq një ndër temat e diskutimit do të jetë edhe shkurtimi apo heqja e fushatës zgjedhore, raporton Express

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, në një prononcim për Reporterin.

“Në orën 14:00 do të mblidhet Kryesia. E padyshim njëra nga temat do të jetë edhe për fushatën zgjedhore, ku mund të kërkohet edhe shkurtimi ose heqja fare e fushatës”, ka deklaruar Gashi.

-Advertisement-

Në mbledhje do të diskutohet edhe rreth takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku LDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Osmani ka ftuar partitë politike për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale, që është planifikuar të mbahen më 17 tetor, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar shtyrjen e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera