Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 01 December 2023

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit do të mbahet të premten nga ora 10:00.

Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme, miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu në rend dite është propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

-Advertisement-

Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera