Mblidhet Komisioni Ministror për Memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 13 October 2022
Komisioni Ministror për hartimin, përgatitjen dhe zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”, mbajti mbledhjen e parë.
Jemi mbledhur për të çuar përpara një vendim të rëndësisë së veçantë, për një çështje shumë të dhimbshme e tejet të ndjeshme për të gjithë ne, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit.
Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri, e mënyra se si ne i kujtojmë ata tregon për të ardhmen që do të ndërtojmë. Andaj është detyrë e secilit prej nesh, për lirinë e paqen që e gëzojmë, që gjithmonë të kujtojmë sakrificën e popullit tonë, tha ai.
Kryeministri Kurti theksoi se krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara. Vrasjet fëmijëve gjatë luftës janë krimet më të tmerrshme të Serbisë, tha ai.
Jemi thellësisht të nderuar që Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Saranda Bogujevci ka pranuar ta kryesojë këtë Grup Punues. Ajo është në Strasburg, ku të martën, më 11 tetor 2022, na bëri pafundësisht krenar. Nëpërmjet saj, për herë të parë u dëgjua zëri i Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha Kryeministri Kurti.
E mbijetuar e masakrës së 28 marsit 1999, kur 7 fëmijë nga mosha 2 deri në 15 vjeç të familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, u pushkatuan në Podujevë nga njësiti rezervë policor serb “Shkorpionët”. Në këtë masakër Saranda humbi 16 anëtarë të familjes, e u mbijetoi 16 plumbave. Ajo do të kryesojë grupin punues që do të jetësoj projektin e Memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
Grupit Punues, i mandatuar me hartimin e Planit të Veprimit për ndërtimin e Memorialit për Fëmijët e Vrarë Gjatë Luftës në Kosovë, me përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të zgjerohet me përfaqësues të familjeve të fëmijëve të vrarë gjatë luftës, ekspertë, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.
Të tjera
-
Binjakët gjenden të vdẹkur brenda veturës së nxehtë, familjari harroi t’i dërgonte në çerdhe
Fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine të nxehtë pasi i afërm...
-
Ky shtet po përballet me mungesë të madhe të mësuesve
Ndërsa mungesa e mësuesve vazhdon në të gjithë Belgjikën, një numër në rritje...
-
OKB shprehet e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e B...
-
Drejtoresha e Lëvizjes FOL: Në vitin 2023 kishte regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë e gjykatat
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se të dhën...
-
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane: Ekonomia e BE, përpara një krize “ekzistenciale”
“Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe f...
-
Administrata Biden i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë
Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të kla...
-
Vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror, shpaloset sot
Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit...
-
Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Ins...
-
“Karantina gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve”
Një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mu...
-
Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin d...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i v...
-
Lajçak takon Vuçiqin sot në Beograd
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesin s...