Mblidhet Komisioni Këshillëdhënës për gjendjen me pandeminë, nga MSH tregojnë se a do të ashpërsohen masat
Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 17 January 2022
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Komisioni Këshillëdhënës për masat kundër COVID-19 ka mbajtur sot takim në Ministri të Shëndetësisë ku ka diskutuar për situatën epidemiologjike në vend dhe për shqyrtimin e masave në Anti-Covid në fuqi, raporton Gazeta Express.
Sipas MSH’Së në takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
“Komisioni ka theksuar se janë duke u analizuar indikatorët kryesorë që pasqyrojnë situatën epidemiologjike në vend, ndërsa secili veprim apo masë që do të propozohet do të ketë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit si dhe parandalimin e formave të rënda të sëmundjes që rrisnin ngarkesën spitalore dhe vdekjet, nga varianti Omicron apo variantet e tjera në qarkullim të SARS COV-2”, thuhet nga MSH.
MSh thekson se mekanizmat anti- COVID-19 do t’i marrin për bazë indikatorët shëndetësor për të propozuar masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë.
Deri në ndryshimin e masave në fuqi, MSh u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe të vaksinohen pa humbur kohë.
Të tjera
-
Prokuroria e Prizrenit me dy aksione në Prevallë kundër degradimit të ambientit
Prokuroria në Prizren në bashkëpunim me policinë dhe me inspektorë nga Minist...
-
Seanca për buxhetin: Tahiri i thotë VV-së “Të fundit e keni”
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, bëri një gafë gjatë fjali...
-
Hoti, Muratit: Me sa ftyrë del në foltore dhe thu që Kosova është shkatërru qe 20 vjet
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë ministri Murati “debaton me fanati...
-
Të enjten nis gjykimi në rastin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës
Më 14 nëntor 2024, në orën 9:30 fillon gjykimi në çështjen e Sabit Januzit, I...
-
PDK nuk do të votojë projektligjin për buxhetin e vitit 2025
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku në fjalimin e tij ...
-
Gjykimi ndaj Jonuzit dhe të tjerëve nis më 14 nëntor në Gjykatën Speciale
Më 14 nëntor 2024, në orën 9:30 fillon gjykimi në çështjen e Sabit Januzit, I...
-
Kurti: Për herë të parë sivjet buxheti do ta kalojë shifrën prej 10 miliardë eurosh
Kryeministri Albin Kurti Kurti në seancën ku po diskutohet për projektbuxheti...
-
IHMK thotë se Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit
Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në disa fshatra të Prishtinës dh...
-
Kurti: Ende pa përfunduar mandatin po arrijmë në 78 mijë vende të punës më shumë
Kryeministri Albin Kurti, në seancën plenare të Kuvendit, thotë se ende pa pë...
-
Seanca në Kuvend nis me një minutë heshtje për ushtarin e FSK-së që vdiq aksidentalisht
Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me një minutë heshtje, për ushtarin e FSK-...
-
Kremlini mohon thirrjen mes Trumpit dhe Putinit: “Trillim i pastër”
Kremlini ka mohuar që Donald Trump dhe Vladimir Putin të kenë pasur një telef...
-
Kryeministri Kurti kthehet nga diaspora, merr pjesë në seancë
Pas një kohe të gjatë mungese, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është parë...