Lajme

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme nuk i komenton deklaratat e Gërvallës kundër administratës Trump

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 11 Nëntor 2024

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti tha rse kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e kanë përshëndetur fitoren e Donald Trump si president i 47 i SHBA-ve dhe siç tha mezi e presin bashkëpunimin me të. Kjo deklaratë pasoi reagimet e njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare të cilët vlerësuan se deklarata e bëra në vitin 2021 kundër administratës Trump mund të sjellin pasoja për vendin.

Pa dashur t’i komentojë deklarimet e ministres së jashtme, Donika Gërvalla, në vitin 2021 kundër administratës Trump, zëvendësministri i jashtëm Kreshnik Ahmeti tha se kryeministri Kurti dhe kryediplomatja Gërvalla mezi presin bashkëpunimin me presidentin e 47 të SHBA-ve, Donald Trump.

“Siç e dini, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla e kanë uruar presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë dhe vullnetin për të punuar bashkë për paqe dhe progres. ShBA-të janë aleatë, partnerë dhe miq tanë kryesorë dhe si të tillë kemi shumë fusha me interes të përbashkët në të cilat do të punojmë ngushtë”, ka thënë Ahmeti për rtv21.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy