Lajme

Mblidhet Asambleja, vendoset për largimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 16 March 2022

Pas pezullimit të diplomatëve dhe të deleguarve të Rusisë në Këshillin e Evropës, këtë të mërkurë, vendoset përjashtimi i këtij vendi nga organizata. Rusia i parapriu kësaj mase duke kërkuar vetë largimin nga Këshilli.

Rusia inicioi procesin për daljen nga Këshilli i Evropës. Ministria e Jashtme në Moskë njoftoi (15.03) përmes shërbimit messenger Telegram, se Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Europës, Marija Pejcinovic Buric,iur dorëzua “komunikimi për daljen e Rusisë nga kjo organizatë”. Moska akuzoi NATO-n dhe BE-në, se e kanë kthyer Këshillin e Evropës në një instrument në shërbim të „ekspansionit të tyre ushtarako-politik dhe ekonomik në Lindje”, raporton DW.

Këshilli i Evropës, qëllimi i të cilit është të mbrojë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe është i ndarë nga Bashkimi Evropian, pezulloi Rusinë më 25 shkurt, një ditë pasi agresionit rus mbi Ukrainën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera