Lajme

Mblidhen tri komisione parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 14 December 2022

Sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, sot në mbledhjen e radhës, në rend të ditës do të ketë Votimin e Raportit vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021 dhe shumë votime e shqyrtime të raporteve të tjera.

Mbledhje do të mbanë edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku në rend dite ndër të tjera do të jetë, Raportimi i Ministrit te MBPZHR për çështjet në fushveprimtarinë e kësaj ministrie, i ftuar ministri.

-Advertisement-

Gjithashtu, sot mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike që në rend dite ka edhe miratimin e disa raporteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera