Mblidhen pesë komisione parlamentare, raportojnë edhe dy ministra
Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 16 April 2019
Pesë komisione parlamentare sot kanë paralajmëruar mbledhjet e tyre, ndërsa në dy prej tyre janë ftuar edhe ministra për të raportuar.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen që nis ora 10:00.
Ndërsa, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane në ora 11:00.
Po ashtu, sot në pra 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal që do të shqyrtojë raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2018.
Ndërsa, në ora 13:00 është paralajmëruar mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ku do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe atij për Mbrojtjen e Fëmijës.
Në ora 13:00 pritet të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsioni ku do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsion për vitin 2018 dhe shqyrtimi i Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2019-2023 dhe Planit të Veprimit.
Gjithashtu, në këtë komision do të bëhet shqyrtimi në parim Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256 si dhe shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës.
Komisioni për Legjislacion do të shqyrtojë edhe shkresën e dërguar nga Avdi Presheva për emërtimin e Fakultetit të Edukimit në Fakulteti i Mësuesisë.
Të tjera
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...