Lajme

Mblidhen katër komisione të Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 06:36 | 02 August 2022

Sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve të Kuvendit të Kosovës

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ,sot mban mbledhje, ku në rend dite është shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të ekzekutive.

Kurse Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, bën shqyrtimin e Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara.

-Advertisement-

Ndërkaq Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, bën shqyrtimin e Raportit vjetor për performancën e Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020.

Edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të bëj shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2021. Për këtë i ftuar është Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. Si dhe bëhet shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2021, për këtë i ftuar është drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera