Mbledhja online e Qeverisë, këto janë krejt vendimet që u morën

Autori: Gazeta inFokus
09:25 | 27 July 2022
Qeveria e ka mbajtur një mbledhje elektronike sot, në të cilën është miratuar një prjektligj, dy raporte dhe një vendim.
Kryesorja ishte miratimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Më poshtë, të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një projektligj, dy raporte dhe një vendim.
Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, është aprovuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin gjashtëmujor të Buxhetit për vitin 2022 si dhe Raportin vjetor financiar të rishikuar për vitin 2021.
Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro.

Të tjera
-
Reagimi i Kurtit kur Myftiu ia përmendi bllokadën: Rrogat po ju ecin…dikush nga BIK: Najfarë mësyshi e keni
Delegacioni i qeverisë në largim në krye me Albin Kurtin ka vizituar sot BIK’...
-
Haziri: Kriza politike merr fund veç me zgjedhje të reja, Kurti po ushtron trafikim politik
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se se kr...
-
Kanosi policët për një tiketë, arrestohet i dyshuari në Suharekë
Një person është arrestuar mëngjesin e së enjtes në Suharekë pasiqë i njëjti ...
-
Interesim më i madh në shkollat private në vitin shkollor 2024/2025, krahasuar me 2023/2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsim...
-
Tahiri: Angazhimi jonë është për shtetin e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve të fuqishme
Ablerad Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës është mirëpritur sot në ambie...
-
Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëv...
-
Muftiu Tërnava pret ambasadorin e ri të Turqisë për Kurban Bajram
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës...
-
Aksident në Kukës, përplasen 3 automjete
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Urën e Re të Kukës...
-
Abdixhiku uron qytetarët për Kurban Bajram: Le të jetë kjo ditë reflektimi dhe solidariteti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarë...
-
83 aksidente për 24 orë në Kosovë
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 83 aksidente trafiku. ...
-
Krasniqi: Le të frymëzohemi nga kjo festë që të jemi më të përkushtuar ndaj atdheut tonë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar festën e Kurban Bajramit. Në po...
-
Begaj uron për më shumë mirësi në festën e Kurban Bajramit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar festën e Kurban Bajramit. P...