Mbledhja e Qeverisë, ja çfarë vendime u morën
Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 18 December 2024
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 238, ku janë marrë disa vendime.
Në këtë mbledhje ndër tjerash është miratuar vendimi për themelimin e Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri.
Zyra e kryeministrit ka treguar për të gjitha vendimet që u morën në këtë mbledhje.
Më poshtë vendimet e marrë gjatë mbledhjes së Qeverisë:
Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Shëndetësisë. Kjo fushë ndërlidhet me përmirësimin e cilësisë dhe qasjes në shërbime shëndetësore, dhe me riorganizim të sektorit të shëndetësisë. Kështu do të fuqizohen kapacitetet inspektuese dhe rritjen e efektivitetit në zbatimin e legjislacionit të shëndetësisë.
Miratuar Projektligjin për Prodhimin, Kultivimin, Grumbullimin, Përpunimin, Tregtimin, Kontrollin e Duhanit, Produktet e Duhanit dhe Produktet e Ndërlidhura. Ky projektligj ndërlidhet me Programin Kombëtar për Integrim Evropian, ku është paraparë edhe kjo masë legjislative.
Aprovuar Rregulloren për Detyrat, Përbërjen, Funksionimin dhe Kompensimin e Komisioneve në Agjencinë Antidoping. Në kuadër të reformës ligjore sportive të realizuar gjatë këtij mandati, kemi hartuar dhe miratuar edhe Ligjin Antidoping të Kosovës. Ky ligj krijon ambient të sigurt dhe të shëndetshëm për zhvillimin e aktivitetit sportiv. Përmes këtij ligji, themelohet Agjencia Shtetërore Anti-Doping, ku në proces të funksionalizimit të plotë të kësaj Agjencie, u aprovua kjo rregullore.
Emëruar Vedat Maxhunin në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Emëruar Luan Sylajn në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Themeluar Task Forcën për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve.
Aprovuar kërkesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 450 mijë euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve Investimeve kapitale të nën-programit Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për mbulimin e obligimeve.
Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe administruara nga AKP të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Komunës së Hanit të Elezit si në vijim:
o Rindërtimi i fushës së futbollit;
o Rregullimi i pronësisë për fabrikën e ujit;
o Ndërtimi i qendrës për kulturë dhe rini; dhe
o Zgjerimi i rrugës pranë terminalit doganor.
Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për realizimin e projektit: Varrezat e Fshatit dhe Fusha Sportive në Dobërçan, Komuna e Gjilanit.
Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për realizimin e projektit: Çerdhe e fëmijëve, hapësirë gjelbëruese dhe infrastrukturë rrugore, në Komunën e Gjilanit.
Nisur procedurat për ndërtimin e objektit të Spitalit në Ferizaj në vlerë totale prej 27.9 milionë euro.
Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.
Miratuar Koncept-dokumentin për Zhvillimin e Kornizës Rregullative të Tregjeve Financiare të Republikës së Kosovës. Kjo hap rrugën për vendosjen e themeleve të tregjeve financiare në Kosovë, për bono të korporatave dhe bursën e kapitalit, që do të mundësojë zgjerimin e mundësive për qasje në financa të ndërmarrjeve tona.
Miratuar në parim nismën për negocimin e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfË, Frankfurt Am Main, dhe Pastrimi Sh. A, për projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatshëm për Klimën II”.
Miratuar në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfË, Frankfurt Am Main, dhe Pastrimi Sh. A, për projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatshëm për Klimën II”.
Ndarë 350 mijë euro për organizimin e pjesëmarrjes së Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, me Kosova House.
Të tjera
-
Bedri Hamza për Prishtinën: Unaza e jashtme e kryeqytetit do të kryhet me financimin e qeverisë, pavarësisht sa kushton
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar të punojë ngush...
-
Bedri Hamza: Pensionet për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët rriten për 50%, u lejohet edhe të punojnë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka arsye që...
-
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës përmirësohen kushtet e punëtorëve
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisi...
-
Bedri Hamza: Autostradat do t’i përfundojë, do të ketë lidhje të reja me to
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur edhe pë...
-
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo partitë politike
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisi...
-
Von der Leyen: Jemi gati të nisim punën e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmë...
-
Kurti me fjalë të rënda për partitë opozitare, i barazon me Listën Srpska – popullit ia lypë 500 mijë vota
500 mijë është numri i votave që Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët e Kosov...
-
Lajmërohet personi “që kërcënoi” Ramush Haradinajn: Më është keqpërdorur emri im
Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që kishte marrë kreu i AAK-s...
-
Tubimi i VV’së, Kurti përsëri merret me ‘specialitetin’ e tij, i godet ‘studiot televizive’ dhe analistët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë...
-
Kurti ankohet në tubimin e VV’së: Na kanë sabotuar në këto 4 vite
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ankuar në tubimin e VV’së duke thën...
-
Seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, publikohet agjenda
Kuvendi i Shqipërisë publikoi të mërkurën programin e seancës së përbashkët p...
-
BE-ja është “i vetmi partner i besueshëm” për Ballkanin Perëndimor, thotë kryeministri belg
Bashkimi Evropian është “partneri i vetëm i besueshëm dhe i palëkundur” p...