Lajme

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama pritet me ceremoni zyrtare në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 14 November 2022

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i qeverisë shqiptare janë pritur me ceremoni zyrtare nga kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Shkup ku do të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Agjenda e kësaj mbledhje do të nisë me takimin e dy kryeministrave Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare, e cila do pasohet me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera