Mbledhja e dy Kuvendeve, Basha: Fasadë, Kosovës i duhet mbështetje me veprime konkrete
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 20 December 2024
Sot që mblidhen Kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka dalë me një deklaratë kritikuese për bllokimin e propozimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës.
Basha përmes një videoje në rrjete sociale bëri thirrje për veprime konkrete për të mbështetur Kosovën, duke theksuar se vizitat dhe deklaratat mediatike nuk mjaftojnë.
“Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare. Shqipëria ka detyrimin të ndihmojë Kosovën në këto momente të rrezikshme, kur rreziqet gjeostrategjike po përshkallëzohen nga Beogradi dhe Moska”, tha Basha.
“Vizita në Kosovë nga qeveria dhe shumica parlamentare është vetëm një fasadë kur në të njëjtën kohë ata bllokojnë propozimin tim për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës”, shtoi ai.
“Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare. Shqipëria ka jo vetëm mundësinë, por edhe detyrimin të ndihmojë Kosovën në këto momente të rrezikshme, kur Beogradi dhe Moska përshkallëzojnë rreziqet gjeostrategjike.
Fjalët e mëdha dhe shfaqjet mediatike nuk i shërbejnë Kosovës. Ajo që i duhet është mbështetja jonë me veprime konkrete – si propozimi për financimin e sigurisë së saj. Le të tregojmë me vepra se siguria dhe e ardhmja e Kosovës janë prioriteti ynë kombëtar”, u shpreh më tej Basha.
Të tjera
-
Rivarrosen mbetjet mortore të dy viktimave të luftës, ishin në Listën e Personave të Zhdukur
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur sot ka njoftuar se janë rivarrosur...
-
Ushtarët kroatë të KFOR-it kryejnë trajnim për të shtënạ: Përmirësohet saktësia e ạrmëve
Ushtarët kroatë të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it kanë kryer një st...
-
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka n...
-
Orban: Liderët evropianë të ndryshojnë strategjinë në lidhje me Ukrainën
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se liderët evropianë duhet të pr...
-
Prokuroria njofton për arrestimet e tre zyrtarëve në MKRS që mashtruan me subvencione në vlerë mbi 87 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e tre zyrtarëve ...
-
10% më shumë konsum të rrymës këtë tetor në krahasim me tetorin 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjis...
-
BIK-u njofton digjitalizimin e pagesave për xhematin
Bashkësia Islame e Kosovës njofton xhematin e saj se nga muaji janar 2025, do...
-
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qëndruar sot në ambientet e ...
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë
Mërgimtarët kanë nisur të kthehen në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për M...
-
Prokuria Speciale i çon ftesë sërish, Kurti kërkon të intervistohet në zyrën e tij, propozon tri orare
Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit...
-
Lëndohet një këmbësor në Deçan, u godit nga vetura
Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në D...
-
Tragjedi në Zagreb – Nxënësi thẹr me thikë mësuesin e 6 nxënës
Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zagreb. Në shkol...