Lajme

Mbi tre mijë fëmijë u shtrinë në spital në gjashtë muajt e parë të vitit

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 25 July 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Pediatrisë ka në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë qenë të shtrirë për trajtim 3 mijë e 456 fëmijë nga sëmundje të ndryshme, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, ndër të tjera thuhet se janë kryer 9 mijë e 627 vizita ambulatore si dhe u shëruar 24 mijë e 833 fëmijë.

“Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 është ballafaquar me numër të shtuar të rasteve që kanë kërkuar trajtim shëndetësor për sëmundje të ndryshme. Bazuar në raportin zyrtar të kësaj klinike, për gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë qenë të shtrirë për trajtim 3 mijë e 456 fëmijë nga sëmundje të ndryshme, me gjithsej 24 mijë e 833 ditë shërimi. Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 9 mijë e 627 vizita ambulantore, shumë shërbime të tjera diagnostike dhe konsultime profesionale mjekësore”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera