Mbi pesë milionë euro pasuri e ngrirë, prokurori Maloku thotë se të gjithë të përfshirët në Brezovicë do të hetohen
Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 22 October 2022
Rasim Maloku, prokuror në rastin e njohur si “Brezovica” ka thënë se të gjithë do të hetohen pavarësisht emrave dhe pozitës së të përfshirëve në ndërtime në Brezovicë. Ka treguar se deri më tash janë sekuestruar prona, vetura ndërsa pasuria e ngrirë deri më tash është mbi 5 milionë euro.
“Për neve fare nuk është relevante emri i një personi dhe statusi i tij qoftë politik apo statusi ekonomik i tij apo çfarëdo pozite që mbanë. Për neve është e rëndësishme vetëm të vërtetohen elementet e veprës penale se a ka konsumi një person një veprës penale”, tha ai.
Ai bënë premtim publik se nuk do të këtë selektime. Ndërsa, shtoi se gjatë ngritjes së aktakuzës ka pasur dëshmitarë bashkëpunues dhe se nga bashkëpunimi i tyre dhe sigurimi i provës materiale kanë arritur të zgjerojnë hetimet për persona të caktuar, për vepra penale si dhënie dhe marrje e ryshfetit, keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar, ushtrimi i ndikimit, shmangie nga tatime e vepra tjera penale.
Nga këto prova, ai thotë se prej fillimit të vitit 2021 deri në dhjetor të po atij viti kanë zbatuar një urdhër kontrolle në objektet dhe shtëpitë/banesat e të pandehurve ku janë arrestuar 10 persona, janë sekuestruar sende që besojnë që janë përfituar kundërligjshëm.
“Janë sekuestruar më dhjetëra vetura, janë sekuestrua mbi 100 mijë euro para kesh në banesat/shtëpitë e tyre, kurse gjatë hetimit financiar kemi arritur të ngrijmë pasuri ose llogaritë e disa të pandehurve që tejkalojmë vlerën 5 milionë, janë 5 milion e 400-500 mijë euro”, u shpreh Maloku, shkruan Betimi për Drejtësi.
Maloku tha se deri në përfundim të shqyrtimi gjyqësor besojnë që do të vërtetojnë që janë pasuri të përfituar nga veprat penale, pasi theksoi se shumica e këtyre personave të vetëm të ardhur e kanë pasur nga buxheti i Kosovës ose ndonjë biznese të parëndësishëm, kurse sendet e sekuestruar kanë vlerën qindra miliona euro.
Të tjera
-
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksidentin në Keqekollë, ish ushtar i UÇK-së
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot mes një veture dhe një autobusi në...
-
Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është miratuar kërkesa e ...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e 14 të lënduarve në aksidentin në Keqekollë ku një person humbi jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë, vdés 1 person, 14 të tjerë të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...
-
“Kom me të m yt ty dhe vëllain tuaj”, Gjykata cakton dënimin për burrin që kër*ënoi gruan e tij me ar më
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj një burri pasi ...
-
Hamza në Ambasadën e SHBA takon Hovenier: Imperative që të koordinohemi ngushtë për interest e vendit
Kryetari i Mitrovicës, tash edhe kandidat i PDK’së për kryeministër, Bedri Ha...
-
Ngritet aktakuzë ndaj Sveçlës dhe tre deputetëve të tjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Ministrit i Punëv...
-
Vërshohet qendra e Gjilanit
Shiu e breshëri ditëve të fundit ka kapluar secilin nga qytetet e Kosovës. ...
-
Beogradi mbushet me postera të Slobodan Miloshevicit me mbishkrimin “Kosova është Sërbi”
Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi është mbushur me postera nacionalist ku përdor...
-
Djathtistët në Serbi bllokojnë festivalin “Mirëdita, dobar dan”
Para “Dorćol Platz”-it në Beograd, ku sot fillon festivali “Mirëdita, dobar d...
-
Kuvendi: Asnjë deputeti, as të Listës Serbe, s’do t’u humbiste mandati në rast të mosmbajtjes së seancës sot
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga...
-
Hapet Ekspozita: Mundësi të reja të Rrugës së Mëndafshit
Ekspozita, me temë "Mundësitë e reja të Rrugës së Mëndafshit, gjallëria e re ...