Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
Autori: Gazeta inFokus
18:38 | 23 July 2026
Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët, me një peticion online që kërkon riluajtjen e ndeshjes.
Tifozja argjentinase Gisela Sánchez ka nisur një peticion në platformën Change.org, duke i kërkuar FIFA-s të urdhërojë përsëritjen e finales, të cilën Spanja e fitoi falë golit të Ferran Torres në kohën shtesë. Peticioni ka mbledhur më shumë se 80 mijë nënshkrime.
Në kërkesën e saj, Sánchez pretendon se arbitri slloven Slavko Vinčić ka bërë një paraqitje “të diskutueshme dhe të korruptuar”, duke kërkuar që FIFA të rishikojë disa vendime të marra gjatë sfidës. Megjithatë, peticioni nuk shoqërohet me prova të verifikueshme për akuzat, përveç disa pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, të cilat organizatorja pretendon se tregojnë vendime në favor të Spanjës.
Advertisement
Rregulloret e FIFA-s parashikojnë se një ndeshje mund të riluhet vetëm në raste të jashtëzakonshme, si shkelje të rënda të rregullave të garës, përfshirë aktivizimin e një lojtari të papërshtatshëm ose ndërhyrje të institucioneve drejtuese përpara konfirmimit zyrtar të rezultatit.
Një peticion online nuk ka fuqi ligjore apo sportive për të ndryshuar rezultatin e një ndeshjeje të përfunduar.
Kërkesa të ngjashme janë shfaqur edhe më parë. Në vitin 2022, pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës në Katar, mbi 200 mijë tifozë francezë nënshkruan një peticion për riluajtjen e finales, duke kundërshtuar vendimet e gjyqtarit polak Szymon Marciniak
Megjithatë, në historinë e futbollit ka pasur raste të rralla kur një ndeshje është riluajtur. Një prej tyre ishte në vitin 2006, kur sfida kualifikuese e Botërorit mes Uzbekistanit dhe Bahreinit u përsërit për shkak të një gabimi teknik të arbitrit, dhe jo thjesht për shkak të pakënaqësive me vendimet gjatë lojës.

T� tjera
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...
-
Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, ...
-
Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar...
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...
-
BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë
Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më...
-
Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të G...
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...
-
Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi
Drejtori Gjeneral për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, ka folur në një intervistë...
-
Rryma u ndal gjatë testit me studentët, Bajrami ironizon: Kosova e progresit të paparë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila ësh...
-
Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...































