Lajme

Mbi 80.000 punëtorë pa kontrata pune

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 01 May 2017

Qendra për Politika dhe Avokim ka reaguar në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Kjo qendër e konsideron  shqetësuese faktin që edhe edhe 7 vjet pas hyrjes në fuqi , Ligjii i Punës  vazhdon  të shkilet në masë të madhe sidomos nga punëdhënësit e sektorit privat, transmeton Infokusi.com

Gjithashtu kjo qendër ka publikuar disa rezultate të Agjencisë për statistika ku tregohet se në Kosovë janë të punësuar 350 mijë persona, ndërsa kontribues aktiv në trustin pensional janë 269.900, ose mbi 80,000 punëmarrës nuk  kanë kontrata pune. Tek të rinjtë (15-24 vjec) kjo përqindje është më e lartë, 51.6%  e tyre punojnë pa kontratë pune.

-Advertisement-

Komunikatën e plotë të QPA-së mund ta gjeni më poshtë:

“Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) kërkon nga institucionet kompetente që të sigurojnë zbatimin e legjislacionit të punës. Është shumë shqetësuese që edhe 7 vjet pas hyrjes në fuqi , Ligjii i Punës  vazhdon  të shkilet në masë të madhe sidomos nga punëdhënësit e sektorit privat, ndërsa zbatimi i marrëveshjes kolektive është suspenduar tërësisht në sektorin privat pas presioneve nga punëdhënësit.

Fakt shqetësues është paisja e punëmarrësve me kontrata afatshkurtëra dhe informaliteti. Mbi 70% e punëmarrësve kanë kontrata afatshkurtra të punës.  Sipas anketës së fuqisë punëtore të realizuar nga Agjencia e Statistikave, aktualisht në Kosovë janë të punësuar  350 mijë persona (Burra: 248,224, Gra: 75,284),  ndërsa kontribues aktiv në trustin pensional janë 269.900, ose mbi 80,000 punëmarrës nuk  kanë kontrata pune. Tek të rinjtë (15-24 vjec) kjo përqindje është më e lartë, 51.6%  e tyre punojnë pa kontratë pune.

Shkeljet më evidente të cilat kanë shoqëruar punëmarrësit gjatë vitit 2016 kanë qënë ndërprerja e kontratës,  mos respektimit të orarit të punës, mos kompenzimi i orëve shtesë të punës, të ndërrimit të natës, puna gjatë festave,  pushimit vjetor, pushimit  të lindjes dhe pushimit mjekësor.

Siguria  dhe mbrojtja e shëndetit në vendin e punës  është brengosëse. Ministria e Punës dhe Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës në vitin 2015 kishin nisur fushatën vetëdijësuese rreth përmirësimit  të kushteve të sigurisë në vendin e punës. Megjithë këto masa të ndërmarra nga institucionet për zbatimin e ligjit, numri i punëtorëve të cilët kanë gjetur vdekjen në vendin e punës dhe të atyre që kanë pësuar lëndime të rënda trupore mbetet shqetësues.  Në vitin  2016,  9 punëmarrës kishin vdekur në vendin e punës, ndersa 62 kishin pësuar lëndime të rënda ose 13 më shumë krahasuar me vitin paraprak, ndërsa vetëm 3 janë kompensuar për lëndimët e pësuara në punë . Numri i të lënduarve sipas sindikatave është më i lartë, mirëpo këto raste nuk raportohen për shkak të rrezikut që mund ta humbin vendin e punës.

Në anën tjetër Inspektorati I Punës, si organ që garanton zbatimin e Ligjit të Punës, gjatë vitit 2016 ka realizuar 7285 inspektime, rreth 2 mijë më pak se në vitin 2015. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, deri në fund te vitit 2016, rreth 70 mijë biznese ishin aktive.  Inspektorati i Punës ka treguar përformancë të dobët, duke inspektuar vetëm 10% të bizneseve aktive.

Mosavancimin e të drejtave të punëtorëve dhe shkeljes së tyre i  kontribuojnë edhe organizimi i dobët sindikal, politizimi dhe përcarja e tyre. Në Kosovë aktualisht sindikatat janë të ndara në disa grupime, në BSPK, SBASHK dhe Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Sindikata e Policisë etj . Këto  tre të të fundit para disa viteve ishin ndarë nga BSPK dhe operojnë të pavarura.  Në Këshillin Ekonomiko –Social në të cilin diskutohet për dialogun social, është e përfaqësur vetëm BSPK. Këto sindikata të cilat janë edhe organizimet sindikale kryesore nuk bashkëpunojnë me njëra tjetrën, ndërsa anëtarët e tyre janë pothuajse mbi 90% të punësuar nga sektori publik, indikator ky që tregon se sindikatat në sektorin privat me disa përjashtime janë të papërfillshme dhe jo funksionale.”/INFOKUSI

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera