Mbi 580 të burgosur kanë bërë kërkesë për t’u liruar me kusht gjatë këtij viti
Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 12 November 2023
Mbi 580 të burgosur kanë bërë kërkesë për t’u liruar me kusht gjatë këtij viti. Vetëm gjysma e tyre ka përmbushur kriteret ligjore, ndërkohë që Paneli për Lirim me Kusht ka aprovuar kërkesat e rreth 50 për qind të tyre.
Kështu tregon kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Daka, ku deklaron se ka raste edhe të revokimit të vendimit. Ajo thotë se pas lirimit, personat që kanë kryer vepër penale, kanë përsëritur vepra të tilla ose janë larguar nga Kosova pa paralajmërim.
Ajo në intervistën për KosovaPress, flet edhe për shkresat që pranojnë nga gratë që mos të aprovohen kërkesat e bashkëshortëve të tyre dhunues për lirim.
Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Daka tregon për vlerësimet që bëjnë për personat që kërkojnë lirimin.
Daka: Gjatë këtij viti kemi pranuar rreth 581 kërkesa për lirim me kusht (Video)“Në këtë vit, nga janari deri në shtator të këtij viti diku kemi pranuar rreth 581 kërkesa ku përafërsisht 50 për qind të tyre janë aprovuar, ndërsa pjesa tjetër është refuzuar kërkesa e tyre për lirim. Sa i përket kritereve, sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale vlerësohet sjellja e të dënuarit në institucionin korrektues. Pra, vlerësohet së pari se a kanë shkelje disiplinore, pra a kanë përfill rendin shtëpiak dhe sa janë të sjellshëm në hapësirën e vendit ku e vuajnë dënimin, pastaj si e kanë qëndrimin e tyre ndaj veprës penale, pra a janë penduar, a kanë shprehur një lloj pendimi, çfarë raporti kanë me familjen e të dëmtuarit, si janë pra sjelljet e tyre, si janë sjelljet ndaj stafit korrektues, si janë sjelljet ndaj të burgosurve të tjerë, a kanë pasur shkelje në raport edhe me stafin dhe në raport me të burgosurit. Kryesisht vlerësohet sjellja e tyre nga momenti kur pranohen në Qendrën Korrektuese deri në momentin kur bëhet vlerësimi i tyre”, deklaron ajo.
I dënuari ka të drejtë që sa herë që e arrin kushtin të paraqes kërkesën për lirim me kusht, por një pjesë të dënimit duhet ta vuajnë në burgim.
Daka: Kushti ligjor për kërkesë për lirim me kusht është në 2/3 deri në pesë vite me burgim (Video
“Ky panel i vlerëson kërkesat e të burgosurve, të cilët kanë arritur kushtin ligjor që të bëjnë një kërkesë për lirim me kusht. Kjo është 2/3 në rastin kur kanë kryer veprën penale, e cila është e dënueshme deri në pesë vite me burgim, apo ata të cilët kanë kryer 2/3 e dënimit për veprat penale të cilat janë të dënueshme me dënim me burgim mbi pesë vjet. Pra këto janë rastet kur ata duhet t’i përmbushin këtë kriter ligjor së pari dhe pastaj duhet të përmbushin edhe një mori kriteresh të tjera të cilat vlerësohen nga Paneli për Lirim me Kusht”, tregon ajo.
Pavarësisht plotësimit të kritereve për lirim me kusht, ka raste kur të njëjtit vazhdojnë me veprat penale pas lirimit.
Daka: Kemi raste kur është bërë revokimi i lirimit me kusht(Video)
“Kemi pasur raste kur të dënuarit i është aprovuar kërkesa, është liruar me kusht, mirëpo në momentin kur është gjendur në liri i ka shkelur rregullat e lirimit me kusht dhe të njëjtit i është bërë revokimi i lirimit me kusht dhe është kthyer në vuajtje të dënimit. Këto janë rastet kur nuk e njoftojnë Shërbimin Sprovues se largohen nga shteti, pra pa lejen e Panelit për Lirim me Kusht largohen, nuk lajmërohen në Shërbimin Sprovues sepse i kanë afatet kur duhet të lajmërohen apo eventualisht mund të kryejnë ndonjë vepër të re penale, ku atëherë automatikisht revokohet lirimi me kusht”, thekson Daka.
Pranë panelit të përbërë prej tre anëtarëve, Daka shton se ka kërkesa edhe të grave të cilat kërkojnë të lirohen për shkak se kanë fëmijët e vegjël.
“Duke marrë parasysh që edhe numri i grave të cilat janë të shpallura fajtore për vepra penale, i cili është një numër jashtëzakonisht i vogël, kemi edhe një numër shumë të vogël të kërkesave. Me sa më kujtohet vitin e kaluar kemi pasur gjithsejtë katër kërkesa, tri prej të cilave janë aprovuar, ndërsa vetëm një është refuzuar. Sa i përket të miturve është numri edhe më i vogël sepse të mitur të cilët janë dënuar me burgim për të mitur është shumë i vogël. Edhe ata kanë një të drejtë e ajo është që kur të kalojnë 1/3 kanë të drejtë që të bëjnë kërkesë për lirim me kusht. Megjithatë, numri është shumë i vogël dhe ato kërkesa janë aprovuar, kanë qenë dy gjatë këtij viti, dhe të dyjat janë aprovuar”, shprehet ajo.
Veç kësaj, ka raste kur vet familjarët kërkojnë nga paneli që të mos aprovojnë kërkesën e të afërmeve të tyre për lirim me kusht.
“Kemi pasur raste kur vet pala e dëmtuar, në këtë rast një femër i është drejtuar Panelit për Lirim me Kusht me një shkresë dhe ka kërkuar që i dënuari mos të lirohet me kusht sepse ende ndihet e rrezikuar dhe ende qëndrojnë arsyet që i njëjti mund ta përsërit veprën e njëjtë përsëri”, përfundon kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht.
Paneli për Lirim me Kusht është institucion në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili funksionon duke u bazuar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Përbëhet prej tre anëtarëve, dy anëtarë janë gjyqtarë, kryesuesi është nga Gjykata Supreme, një nga Gjykata e Apelit dhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.
Të tjera
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...
-
Katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës
Katër raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kos...
-
Ky është vendi me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për zgjedhjet p...
-
Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri – intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vendin e ngjarjes
Dy objekte tjera paralele janë mbyllur të mërkurën në veri të Mitrovicës. Pol...
-
23 aksidente me të lënduar gjatë 24 orëve të fundit, Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba
Prishtinë: Arrestohet një person për ‘‘përgatitje të veprave terroriste’’ – P...
-
Pamje para dhe pas zjạrrit që shpërthẹu në disa vende në Los Angeles
Me pesë zjarre që ende digjen në Los Anxhelos, dy më të mëdhenjtë – Eaton dhe...
-
Tahiri: Qeveria Kurti po ik nga Prokuroria, mediat dhe parlamenti
Ish-kryenegociatorja e Kosovës më dialog me Serbinë Edita Tahiri, e ka koment...
-
Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve dje në ...
-
Malishevë, hajdutët vodhën materialin instalues elektrik të shtëpive
Dy të dyshuar kanë vjedhur në shtëpitë e një personi në fshatin Plloqicë të M...
-
Një burrë rrah familjaren në Prishtinë
Një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjares së tij në Pris...
-
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e c...
-
Publikoi fotografi me ạrmë në rrjetet sociale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte publikuar fotografi me p...