Lajme

Mbi 40 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 29 October 2023

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se gjendja e minatorëve që po grevojnë është “jashtëzakonisht e rëndë”.

Ai në një prononcim për Gazetën Express tha se në 24 orët e fundit, mbi 40 minatorë kanë kërkur ndihmë mjekësore.

“Gjendja e minatorëve është jashtëzakonisht e rëndë, po vazhdon duke u përkeqësu nga momenti në moment. Në 24 orët e fundit, numri i minatorëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është mbi 40”, tha ai.

-Advertisement-

Jonuzi e ka ftuar kryeministrin Kurti që t’i vizitojë minatorët dhe më pas t’ua bëj një zgjidhje.

“Ai është i vetmi që mund ta gjejë zgjidhjen”, tha Jonuzi për Express.

Sot është dita e gjashtë prej që minatorët në Trepçë kanë nisur grevën. Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera