Mbi 300 persona shkyçen nga ujësjellësi rajonal “Prishtina”
Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 18 March 2018
Ujësjellësi rajonal “Prishtina”, për dy muaj ka shkyçur rreth 300 konsumatorë në shtatë komunat e Kosova, derisa ka paralajmëruar se me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Bashkim Nishlija, banor i fshatit Bardhosh i cili ujësjellësit rajonal “Prishtina” i ka borxh gjithsej 880 euro, për KosovaPress ka thënë se borxhin nuk ka arritur ta paguajë për shkak të kushteve ekonomike. Ndërsa, Eset Haxha po ashtu nga fshati Bardhosh tha se me Kompaninë e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë lidhur një kontratë për të shlyer borxhin e mbetur.
Sipas tij, gjendja ekonomike në vend ka ndikuar që qytetarët të mos i paguajnë faturave ndaj ujësjellësit.Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, rreth 644 shtëpi vetëm në fshatin Bardhosh, i kanë borxh KRU ”Prishtina” 173 mijë euro.
Kurse, sipas zëdhënëses së Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku për dy muaj janë shkyçur nga ujësjellësi rreth 300 konsumatorë në shtatë komunat e Kosova të përfshira në këtë aksion.Ajo për KosovaPress ka thënë se me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.Mjeku tha se Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, konsumatorëve të saj iu ofron mundësinë që përmes kësteve mujore të paguajnë borxhin e mbetur.
Sipas saj, aksioni i shkyçjes nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është i shtrirë në Prishtinë duke përfshirë edhe qytetet Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Shtime dhe Graçanicë.
Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” që nga janari ka nisur aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që kanë fatura të pa paguara, dhe i gjithë ky aksioni pritet të zgjas deri në fund të viti 2018.Borxhi aktual që konsumatorët e ujit kanë ndaj kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, është 50 milionë euro dhe borxhlinjtë më të mëdhenj konsiderohen konsumatorët nga amvisëria./
Të tjera
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...