Mbi 300.000 pasagjerëve u anulohen fluturimet në aeroportet e Gjermanisë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 17 February 2023
Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane ka ndikuar në fluturimet e gati 300.000 pasagjerëve, pasi sindikatat e punëtorëve janë duke kërkuar paga më të mëdha.
“Terminalet janë të thata këtë mëngjes”, ka thënë një zëdhënës i aeroportit në Hamburg.
Sipas Asociacionit të aeroporteve të Gjermanisë, rreth 2.340 fluturime janë anuluar në aeroportet e Bremenit, Dortmundit, Frankfurtit, Hamburgut, Hanoverit, Mynihut dhe Shtutgartit.
“Kur shikonim terminalet e aeroporteve këtë mëngjes, na janë kujtuar ditët më të rënda të pandemisë së koronavirusit”, ka thënë udhëheqësi i Asociacionit të aeroporteve të Gjermanisë, Ralph Beisel për mediumet gjermane.
Sindikata gjermane e punëtoreve Verdi ka paralajmëruar të mërkurën për protestë, pasi ka thënë se përpjekjet për të përmirësuar situatën për punëtorët e këtij sektori, kanë rezultuar me pak përparim.
“Nëse nuk bëhet asgjë sa i përket pagesës, situata do të jetë sërish kaotike në verën e ardhshme”, ka thënë zëvendësshefja e sindikatës Verdi, Christine Behle.
“Kjo ka të bëjë me dërgimin e një mesazhi të fuqishëm”.
Greva është duke u mbajtur në ditën e hapjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Ministrit të Jashtëm rumun, i cili kishte planifikuar të udhëtonte me një prej linjave që janë në grevë, tani do t’i duhet të shkojë në Austri dhe të bëjë një udhëtim mbi katër orë për të shkuar në Mynih, ka thënë një zyrtar i Ambasadës rumune në Gjermani./REL/

Të tjera
-
Gashi: Vazhdimi i përpjekjeve për të cenuar rendin Kushtetues është i dëmshëm veçanërisht për VV
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon p...
-
Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 persona në të gjithë sht...
-
Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren
Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstitui...
-
Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut
Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin ...
-
Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimi...
-
Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosov...
-
Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konst...
-
Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dësht...
-
Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është peng i ...
-
S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Ka dështuar për të 42-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Deputetë...
-
Kërcënimi me bombë erdhi nga Serbia
Burime të sigurta të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se alarmi për bombë që e...
-
Nis vazhdimi i 42-të i seancës konstituive
Me deklarimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, ka nisur vazhdimi i 42-të...