Lajme

Mbi 21 mijë persona me leje qëndrimi në Shqipëri, prijnë qytetarët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 25 August 2024

Në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.460 banorë, duke pësuar rritje me 18,2 %, krahasuar me vitin 2022.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, numri i të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt me 63.8 %, kundrejt femrave me 36.2 %.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22.7 %, krahasuar me vitin 2022.

-Advertisement-

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023, respektivisht me 3712, 3375 dhe 1 693 banorë.

Të huajt me origjinë nga Evropa rezultojnë 15 223 banorë në vitin 2023 dhe përbëjnë 70.9 % të të huajve gjithsej, kundrejt 73.3 % që përbënin në 2022.

Punësimi është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2023 me 48.3 %.

Në vitin 2023 janë evidentuar 6 630 të huaj të parregullt në territorin e vendit, ku pjesën më të madhe të tyre, rreth 44 %, e zënë të huajt me origjinë nga Afganistani dhe Siria.

Gjatë vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi përbëhet nga 13 691 meshkuj dhe 7 769 femra.

Grupmosha dominante e të huajve me leje qëndrimi është 30-39 vjeç, e cila përbën 22.5 % të të huajve gjithsej me leje qëndrimi./RTSH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera