Lajme

Mbi 2.7 milionë refugjatë ukrainas kanë shkuar në Poloni

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 15 April 2022

Miliona ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre duke u strehuar përkohësisht në shtete tjera që kur nisi pushtimi rus.

Polonia deri tani ka pranuar më së shumti refugjatë ukrainas, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Roja Kufitare Polake thotë se 2.75 milionë refugjatë kanë hyrë në Poloni nga Ukraina që nga fillimi i luftës me Rusinë në fund të shkurtit.

-Advertisement-

BBC raporton se numri ka rënë ndjeshëm në javët e fundit, pasi njerëzit filluan të kthehen në Ukrainë, pavarësisht se sulmet ruse vazhdojnë.

Polonia thotë se 26 mijë e 800 njerëz hynë në Poloni të enjten, 8 për qind më shumë nga 24 mijë e 768 që u hynë të mërkurën.

Numri më i madh i refugjatëve që hynë në 24 orë ishte 142 mijë e 300 persona më 6 mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera