Mbi 170 të vdekur nga shtypja në një stadium në Indonezi
Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 02 October 2022
Të paktën 174 persona kanë vdekur si pasojë e shtypjes në një stadium futbolli në Indonezi. Rreth 180 persona po ashtu janë lënduar, pasi ekipi vendas Arema FC humbi ndaj një prej rivalëve kryesorë.
Stadiumi në Malang, në Javën Lindore ishte i stërmbushur, kur tifozët filluan trazirat.
Policia përdori gaz lotsjellës në qëllim që të largonte tifozët nga fusha dhe ata nisën të iknin dhe për pasojë të shtypnin njëri-tjetrin.
Fillimisht u raportua se 130 kishin vdekur, por Emil Dardak, zëvendësguvernator në Java, më vonë tha se numri i viktimave kishte arritur në 174, duke shtuar se edhe 11 persona kanë pësuar lëndime serioze.
Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar të ndërpriten të gjitha lojërat në ligën kryesore të Indonezisë, derisa të kryhet hetim për këtë ngjarje.
Sipas Ministrisë së Sigurisë së Indonezisë numri i tifozëve në stadium ishte tejkaluar. Stadiumi në Kanjuruhan ka kapacitet prej 38.000 personash, por në kohën kur ndodhi ngjarja, sipas Ministrisë së Sigurisë, ishin edhe 4.000 tifozë më shumë.
Videot e publikuara nga stadiumi shfaqin tifozët duke vrapuar në fushë pas përfundimit të ndeshjes. Ata nisën të godisnin me shishe lojtarët, duke shprehur zemërimin për humbjen.
Policia hodhi gaz lotsjellës duke krijuar rrëmujë në mesin e turmës, tha Nicos Afinta, shef i Policisë në Javën Lindore.
“U bë situatë anarkike. Ata nisën të sulmonin oficerët, dëmtuan makinat”, tha ai, duke shtuar se edhe dy policë ishin në mesin e viktimave.
Sipas Afintas, 3.000 tifozë hyn në fushën e futbollit.
Më pas, tifozët nisën të iknin nga gazi lotsjellës, por turma nisi të grumbullohej në një pikë dalëse, dhe shumë persona pësuan nga mungesa e oksigjenit, tha shefi i Policisë.
Sipas të dhënave, 34 persona vdiqën në stadium, ndërkaq të tjerët vdiqën pasi u dërguan në spitale për trajtim.
Kjo është një prej fatkeqësive më të këqija që kanë ndodhur në stadiume në mbarë botën, përfshirë edhe ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës midis Guatemalës dhe Kosa Rikës më 1996, kur në një stadium në Guatemalë vdiqën 80 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë./rel
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...