Lajme

Mbi 100 aksidente brenda një dite në Kosovë, kaq qytetarë ka gjobitur policia

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 11 August 2022

Brenda një ditë në Kosovë, policia ka njoftuar se kanë ndodhur 102 aksidente trafiku, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre, 26 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 76 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Në po të njëjtën ditë, policia ka dënuar 2 mijë e 310 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligji në trafik, janë arrestuar 26 persona, 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera