Lajme

Mbeturinat po ia zënë frymën Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 15 October 2020

Hedhja e mbeturinave jashtë kontejnerëve vazhdon të jetë zakon i keq i qytetarëve të Prishtinës.

Në të shumtën e rasteve kontejnerët janë të mbushur përplot dhe qytetarët i hedhin jashtë tyre, shkruan Gazeta inFokus.

Ngjashëm, thuasje cdo ditë janë kontejnerët në hyrje të parkut të qytetit e ata në hyrje të QKUK-së, qendrës spitalore ku qytetarët kërkojnë shërim.

-Advertisement-

Disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se në këto hapësira gjendja ambientale është shumë e rëndë dhe era që kundërmon në këtë pjesë është e tmerrshme.
Kjo situatë po e shqetëson Luan Hasanajn, nga organizata “Let’s Do It”, i cili në një promocion për Gazetën inFokus ka thënë se kontinjerët shihen se janë të mbushur më shumë gjatë ditëve të vikendit.

“Vikendeve zakonisht shihet se janë më shumë të mbushur dhe me duket se kompania për pastrimin e qytetit i ka kapacitetet më të vogla për pastrimin e tyre gjatë këtyre ditëve, ndërsa gjatë ditëve të javës s’është qe i kemi vërejtur. Sidoqoftë shihen kontinjerët të pa pastrum dhe kompania e pastrimit ish dashtë me qenë ma aktive ditëve të vikendeve”, ka thënë Hasanaj.

Ai tregon se aktivistët e organizatës që përfaqëson kanë organizuar shpesh aksione për pastrimin e mbeturinave për rreth kontinjerëve.

Por, vlerëson se edhe qyetarët edhe institucionet komunale kanë përgjegjësi të mbvajën ambientin të pastër, shkruan Gazeta inFokus.

Drejtorejtoresha e Drejtorisë së Shërbimëve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në komunën e Prishtinës Medina Braha, ka thënë për Gazetën Infokus se koha e zbrazjes së kontinjerëve caktohet në funksion të vëllimit të mbeturinave.

“Kontejnerët zbrazen në vazhdimësi 24 orë në ditë, përveç në rast të ndonjë defekti teknik, që mund ta shkaktoj shtyerjen e orarit të largimit të mbeturinave, të cilat largohen menjëherë pas riparimit të defektit. Mbeturinat derë më derë largohen një herë në javë për shtëpi individuale, kurse për amvisëritë e objekteve shumë banesore, varësisht nga vëllimi i mbeturinave, një here në 24 orë, në disa lagje 2 herë në 24 orë, kurse në lagjet më të frekuentuara 5 herë në ditë, ose sipas nevojës edhe më shumë”, ka thënë Braha.

Ndërkaq, bënë të ditur se sasia ditore e mbeturinave që prodhohen në Prishtinë është 300 ton./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera