Sport

Mbeti një vit jashtë, ish-mesfushori i Realit dhe Bayernit merr ftesë nga Kolumbia

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 04 November 2021

Një vit i gjatë pritje tashmë ka përfunduar për James Rodriguez. Mesfushori 30-vjeçar është thirrur nga përfaqësuesja e Portugalisë për ndeshjet kundër Brazilit dhe Paraguait në datat 11 dhe 15 nëntor.

Ftesa e trajnerit Reinaldo Rueda për lojtarin e Al Rayyan (Katar) konsiderohet si nisje e një epoke të re për ish-lojtarin e Realit dhe Bayernit. Gjatë 12 muajve që ishte larg përfaqësueses, ka pësuar lëndime të shumta, ka lënë mënjanë faktin që ka përfundon në një kampionat joelitar.

Ndeshja e fundit e Jamesit me Kolumbinë përket me disfatën e thellë 6-1 ndaj Ekuadorit, rezultat që mbushi kupën dhe detyroi të Carlos Queiroz të largohej nga drejtimi i skuadrës.

-Advertisement-

Pavarësisht polemikave të krijuara, trajneri i dërgoi Jamesit një plan të detajuar pune, që të ishte i dobishëm për kombëtaren. Pavarësisht se është larg formës së dikurshme fizike, Kolumbia ka nevojë për një lojtar si James dhe James ka nevojë për Kolumbinë. Ftesa e fundit është një pikënisje për një rrugëtim të ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera