Lajme

Mbështetja në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, prioritet për Bashkimin Evropian  

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 06 July 2021

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka–Nimani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Siç njoftohet me anë të komunikate, temë e diskutimit të përbashkët ndër të tjera ishin roli dhe vendimmarrja e  Gjykatës Kushtetuese në proceset e zhvillimit demokratik të vendit, rëndësia e  zbatimit të vendimeve të gjykatave të çdo niveli, si dhe nevoja për të përvetësuar përvojën dhe praktikat më të mira të vendeve evropiane në lëmin e gjyqësisë kushtetuese, shkruan Gazeta Infokus.

“Kryetarja Caka – Nimani në vijim shfrytëzoi rastin që t’i shpreh falënderimin dhe mirënjohjen z. Szunyog për përkrahjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i ka dhënë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndër vite, në konsolidimin e kapaciteteve të saj profesionale dhe infrastrukturore nëpërmjet realizimit të projekteve të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Szunyog, parafrazohet të ketë thënë se ofrimi i asistencës për institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit mbetet prioritet për Bashkimin Evropian./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera