Lajme

Mbështetës të Maduros sulmojnë parlamentin

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 06 July 2017

Mbështetësit e qeverisë sulmuan dje Asamblenë Kombëtare, që kontrollohet nga opozita, duke lënë të plagosur të paktën tre deputetë, njoftoi e përditshmja venezueliane “El Nacional”.

Përfaqësuesi, Armando Armas, një nga tre deputetët e plagosur, postoi në profilin e tij në Twitter një foto ku tregonte plagët e dukshme në kokë.

“Sot, diktatura u përpoq të merrte sovranitetin popullor”, shkruan ai në Twitter .

-Advertisement-

“Dëshmitarët thanë se personat që kryen sulmin ishin banditë që mbështesin presidentin, Nicolas Maduro”, raportoi “El Nacional”.

Parlamenti po zhvillonte një seancë të veçantë me rastin e Pavarësisë së Venezuelës nga Spanja në 1811, në çastin kur ndodhi sulmi.

“Sulmi nisi me një shpërthim jashtë Asamblesë Kombëtare përpara se sulmuesit të hynin në ndërtesën e brendshme” njoftoi  “El Nacional”.

Protestat dhe dhuna në Venezuelë janë pothuajse të përditshme dhe të shpeshta si pjesë e një lufte të pushtetit që shpërtheu në prill.

“Deri më tani janë vrarë të paktën 90 persona”,  tha të martën prokurorja e përgjithshme, Luisa Ortega.

“Gjithashtu 4 658 protestues aktualisht janë duke u hetuar për vrasje, sulme apo dëmtim të pronës”, shtoi ajo.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera