Fun & Video

Mbase nuk e keni ditur këtë: Përse qentë hanë bar?

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 04 August 2017

Shkencëtarët mendojnë e si për qentë është krejtësisht normale të hanë bar dhe se kjo nuk ka të bëjë me sëmundje as me mungesë ushqimi.

Dobia e barit për qentë qëndron në atë që u ndihmon në nxjerrjen jashtë të parazitëve nga zorrët.

Materia që përmban fibra në bar shkakton tendosje të madhe të zorrëve dhe lehtëson dukshëm nxjerrjen jashtë nga zorrët të parazitëve.

-Advertisement-

Natyrisht, ekziston edhe shpjegimi shumë i thjeshtë përse qentë hanë bar – thjesht e duan shijen e tij, transmeton Telegrafi.

Qentë të gjithë i kemi parë që përtypin me dashuri barin, madje disa prej tyre e kanë bërë pjesë të rutinës së tyre të përditshme.

Për fat të mirë, shumica e ekspertëve besojnë se kjo nuk është diçka që ju duhet të shqetësohen.

Qentë nuk janë vetëm mishngrënës, ata mund të marrin lëndët ushqyese edhe nga burimet tjera të ushqimit përveç mishit, duke përfshirë manaferrat, perimet, madje edhe nga bari.

Megjithatë, arsyeja më e mundshme që qentë hanë bari është sepse ata kanë stomak të dobët.

Do të vëreni se normalisht qentë nuk hanë bari në sasi të madhe, por ata marrin disa fije të barit të cilat pastaj i përtypin me një shpejtësi minimale.

Shija e barit njëherë do t’ia përziejë stomakun qenit, por pastaj do ta bëjë të ndihet më mirë.

Nëse qeni juaj kalon kohën në park më shumë duke ngrënë bari sesa duke luajtur, ai ndoshta është duke provuar të hajë pak më shumë ushqim sesa i keni dhënë.

Përsëri, kjo është tërësisht normale dhe nuk do ta lëndojë qenin tuaj, por do të duhet që të ndryshoni pak ushqimin e tij.

Cilado qoftë arsyeja, shumica e ekspertëve nuk shohin asnjë rrezik që qeni të hajë bar.

Por, nëse qeni juaj normalisht nuk ha bar, i por papritmas ka filluar ta bëjë, ndoshta më mirë është që ta dërgoni atë te veterinari për t’u siguruar që s’ka ndonjë sëmundje serioze të stomakut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera