Sport

Mbappe “kërcënon” rekordin e Neymar. Te Reali për 272 mln euro?

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 04 July 2018

Kylian Mbappe duket se do ta ketë të ardhmen te Reali i Madridit. Kjo është ajo që ka deklaruar në “Tëitter” gazetari francez, Baptiste Ripart, që më parë kishte bërë të ditur rinovimin e Griezmann dhe kalimin e Lemar tek Atletico Madrid.

Sipas Ripart, Reali i Madridit dhe Paris SG kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 19-vjeçarit që po shkëlqen në Botërorin e Rusisë, për në kryeqytetin spanjoll.

Mësohet se akordi mes dy klubeve për kalimin e Mbappe te Reali është arritur për vlerën e 272 milionë eurove, që e bën atë futbollistin më të shtrenjtë në botë. Mësohet gjithashtu se Reali do të bëjë pagesën e kësaj shifre në 4 këste.

-Advertisement-

Problemet e Parisit me rregullin e “Fair Play”-t financiar dhe largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit, bënë që Reali i Madridit të hedhë sërish sytë nga talenti francez, të cilin e kishte kërkuar edhe më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera