Sport

Mbappe: Jam takuar me Wengerin, ai është trajner i madh

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 07 September 2017

Kylian Mbappe në një intervistë për “Telegraph” ka zbuluar se gjatë afatit kalimtar ishte takuar me menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger.

Arsenali ishte interesuar për sulmuesin e Kombëtares së Francës, por ai vendosi që në fund të transferohej në formë huazimi te Paris Saint Germain.

Mbappe pranoi se ka biseduar me trajnerin francez, duke thënë se ai është një njeri i madh.

-Advertisement-

“Po kam takuar Arsene Wenger, ai është trajner i madh. Ishte një mundësi e mirë për mua. Por unë vendosa për PSG-në”, ka thënë Mbappe.

Ish-lojtari i Monacos ishte afër t’i bashkohet Arsenalit, madje këtë e konfirmoi edhe trajneri “topçinj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera