Mbappe, ja taktika e Realit për t’ja “rrëmbyer” PSG!
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 25 July 2023
Kylian Mbappe dhe Real Madrid, një “martesë” që të gjithë e dinë se do të konkretizohet, përfshirë këtu edhe Paris Saint-Germain. Çështja është se kur do të bëhet, duke qenë se francezi nuk duket i tunduar nga destinacioni Arabi, pavarësisht milionave jashtë çdo logjike të ofruara nga Al Hilal. Rrugët mbeten dy: Ose të shkojë te Reali brenda 31 gushtit, ose të shkojë te Reali në 1 korrik 2024, ditën pas skadimit të kontratës me PSG.
Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, te Reali qëndrojnë të qetë duke pritur zhvillimin e ngjarjeve në mënyrë që ta realizojnë goditjen e madhe në fund të gushtit. Një përsëritje e situatës që u konstatua në 2021 edhe pse këtë herë Florentino Perez shpreson me një fund krejtësisht ndryshe.
Nëse 2 vjet më parë Mbappe, edhe falë presioneve të qeverisë franceze , firmosi rinovimin me PSG, këtë herë e ka bërë të ditur se nuk do t’ja dijë duke i premtuar Realit me të cilin ka një pakt të blinduar. Për këtë arsye spanjollët do të presin javën e fundit të gushtit para se të trokasin zyrtarisht në dyert e klubit francez, që në atë moment do të jetë përballë mëdyshjes nëse duhet ta shesë lojtarin te Reali për një shifër shumë më të ulët se 200 milionë eurot e kërkuara , apo ta humbasë falas 11 muaj më pas.
Në këtë rast në Paris do të rrezikonin veç të tjerash të minonin raportet në dhomat e zhveshjes duke komplikuar punën e Luis Enrique. Mbajtja e Mbappe në stol do të shkaktonte shumë zhurmë, dhe nëse klubi e nxjerr atë jashtë grupit, duhet të merret dhe me sindikatën franceze të futbollstëve që e ka paralajmëruar Al-Khelaifin, “Mbappe në këtë rast do të ishte në gjendje për të hapur një proces ligjor kundër klubit”.
Me pak fjalë, e parë nga jashtë, gjithçka të bën të besosh se Mbappe do të përfundojë nën urdhërat e Ancelottit në fund të gushtit.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...