Mbappe i hap telashe klubit, PSG nën hetim
Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 17 June 2022
PSG sërish nën hetim për bilancet financiare. Nënshkrimi i marrëveshjes me Kylian Mbappe nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga organi i kontrollit financiar të UEFA-s për klubet.
Kampionët e Francës do t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar të bilanceve financiare.
PSG pati një humbje prej 224.3 milionë euro në sezonin 2020/21, por duket se shifra të tilla nuk janë problem për drejtuesit e klubit kryeqytetas që arriti të bindë yllin e kombëtares franceze që të qëndronte në Paris.
Kjo nuk është hera e parë që PSG bëhet subjekt hetimi pasi edhe në vitin 2014 pranoi shkeljet që kishte bërë dhe u gjobit me 60 milionë euro, pikërisht për shkak të mosrespektimit të rregullave të fair play financiar. Edhe në vitin 2018 pati një hetim disa muaj, por nuk pari një vendim.
Arsyeja e hetimit është Kylian Mbappe dhe shkas është bërë dhe La Liga, e cila është ankuar për PSG dhe Manchester City që nuk po tregohen të barabartë në garën për transferimet e lojtarëve. Javier Tebas, presidenti i La Liga ka shpjeguar se ishte e pamundur rinovimi i kontratës nga PSG me Kylian Mbappe me humbjet që kanë pësuar sezonet e fundit, por në fund pati një marrëveshje të re.
Mbetet për t’u parë nëse në fund të këtij hetimi do të ketë sanksione për PSG që nëse do të vërtetohej atëherë do të ishte një shkelje e përsëritur dhe parisienët nuk do e kalonin aq lehtë./
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...