Mbappe flet për Ronaldon, Neymarin, Zidanin dhe Benzeman
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 27 December 2017
Kylian Mbappe është njëri ndër yjet e të ardhmes në futboll dhe, përkundër orarit të ngjeshur që ka, ai ka gjetur kohë të flasë për të përditshmen spanjolle “Marca” rreth Cristiano Ronaldos, Zinedine Zidane, Karim Benzema dhe Neymar, transmeton Express.
Mbappe për Cristiano Ronaldon:
“Ai është heroi i fëmijërisë sime. Takimi me të ka qenë i mahnitshëm, kur e vizitova Valdebebas. Por, tani jam garues dhe e gjitha çka dua është të fitoj, fitoj dhe fitoj. E admiroja atë kur isha i ri, por kjo gjë ka përfunduar tani”.
Mbappe për Neymar:
“Neymar është këtu dhe mendoj se është shumë i ngjashëm dhe praktikisht në një nivel me Cristiano Ronaldon. Njerëzit nga jashtë e njohin një Neymar në fushë, që s’është ai Neymari [i vërtetë]. Njerëzit e shohim duke bërë trika dhe driblime dhe mendojnë se ai tenton ta kënaqë vetën dhe se është vetjak dhe mendon vetëm për veten. Ama, kur ta ndani të njëjtën zhveshtore me të e kuptoni se nuk është ashtu, nuk është ai Neymari. Ai është person shumë i dashur dhe interesohet për të gjithë. Është shumë i mirë dhe luan për skuadrën.”
Mbappe për Zinedine Zidane:
“Zidanin e kisha idhull. Të gjithë në Francë e donin Zidanin. Të gjithë ata që e pëlqejnë futbollin e dinë se ai është rast i veçantë. Ajo çfarë po bën me Real Madridin që prej se u bë trajner është e jashtëzakonshme”.
Mbappe për Karim Benzema:
“E shoh atë si lojtar të madh. Nuk e di saktësisht çka ka ndodhur [që ai është lënë jashtë Kombëtares së Francës] dhe nuk mund të them shumë për këtë. Por, ajo që e di sigurt është se ai është lojtar i madh”.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...