Sport

Mbappe “engjëll dhe djall”, por PSG shkon në finalen e madhe

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 04 April 2024

PSG është finalistja e dytë e Kupës së Francës. Kampionët mundën në gjysmëfinale me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Rennes.

Ishte Kylian Mbappe protagonisti i ndeshjes me mundësitë dhe realizimin e tij. Pak para fundit të pjesës së parë, PSG fitoi një 11-metërsh por Mbappe nuk mposhti dot veteranin Mandanda.Atë që nuk bëri dot penalltia, Mbappe e shndërroi në të 40-tën, ku pas një kundërsulmi të shpejtë goditja e futbollistit shkoi në rrjetë, duke u ndihmuar edhe nga një devijim.

Në finalen e Kupës së Francës. PSG do të gjejë ekipin e Lyon, që nga ana e tij eliminoi suprizën e Valenciennes.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy