Sport

Mbappe “eklispon” Neymar, PSG gati të shesë brazilianin

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 19 July 2018

Largimi i Cristiano Ronaldos la një boshllëk të madh te Reali i Madridit, por vetëm pasditen e djeshme, Florentino Perez qetësoi tifozët madrilenë, duke u premtuar se merkatoja do të jetë spektakolare dhe se portugezi do të zëvendësohet më së miri.Mediat spanjole raportojnë se do të jetë pikërisht Neymar, futbollisti që do të marrë vendin e CR7-ës te Reali, ndërsa Perez po përgatit një ofertë prej rreth 250 milionë eurosh për kartonin e tij.

Pas shkëlqimit të Mbappesë në Kupën e Botës, Neymar nuk cilësohet më si i pashitshëm nga presidenti i PSG-së, por edhe nga trajneri Tuchel, që vlerëson më shumë disponibilitetin e francezit, sesa tekat e brazilianit.

Aktualisht Neymar është me pushime dhe vetëm më pas pritet të ulet në tavolinë me drejtuesit e të dy skuadrave, për të diskutuar mbi kushtet e transferimit.

-Advertisement-

Gjithsesi, Perez ka gati edhe planin B, nëse nuk do të arrijë dot te Neymar. Bëhet fjalë për yllin belg të Chelseat, Eden Hazard, i cili ka shprehur edhe vetë dëshirën për t’u larguar nga Londra dhe për të nisur një eksperiencë të re në Madrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera